Telegrafi

Kaloi nëpër ndalesat e vendosura në rrugë, derisa hyrja ishte shumë afër

Në mënyrë që të kalonte në pjesën tjetër, pa shkuar rrotull ndalesave të vëna afër një stacioni trenash në Londër, kalimtari vendosi të shkëpuste dy prej kapakëve.

Por, të gjithë këtë, kalimtari e bëri pa nevojë, derisa hyrja ishte shumë afër dhe kishte shumë njerëz që lëviznin, transmeton Telegrafi.

“Ndalesat janë për të mos kaluar, prandaj nuk duhet kaluar mes tyre edhe pse pa nevojë” ka qenë komenti që i shoqëronte pamjet, që janë marrë nga kati dytë i një autobusi.

Mënyra si shikoi kur doli në pjesën tjetër, tregon se e kuptoi vonë që kreu një veprim jo të mirë. /Telegrafi/