Site icon Telegrafi

Kaloi më shumë se një orë e 44 minuta në akull

Wim Hof përndryshe mban dhjetë rekorde botërore, ndërsa është i njohur edhe për përpjekjen e dështuar që të ngjitet në majën Mount Everest, por edhe për ngjitjen e suksesshme në Kilimanxharo vetëm me brekë.

Kësaj radhe Wim Hof vendosi një rekord tjetër duke qëndruar në ujin e akullt më shumë se një orë e 44 minuta në Tokio. Thuhet se Hof mund ta kontrollojë temperaturën e trupit të tij.

Ndër rekordet e tij janë edhe maratona 42 kilometra të cilën e përfundoi vetëm me brekë të shkurta dhe sandale në temperaturën mesatare prej minus 20 gradë celsius, si dhe notin më të gjatë nën akull. Porosia e tij është se njerëzit duhet të mësohen të jetojnë në harmoni me natyrën. /Telegrafi/

Exit mobile version