Kryebashkiaku i rrethit Klaipeda të Lituanisë dhe dy persona të tjerë u arrestuan nga rojet kufitare ruse në Lagunën Curonian për shkelje të kufirit rus.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e ministrit të Jashtëm të Lituanisë, Vytaute Smaizyte-Kuliesiene.
“Ministria e jashtme ka informacione se tre shtetas lituanez janë në anën ruse të kufirit. Shërbimi ynë konsullor po heton situatën”, i tha ajo radio stacionit kombëtar LRT, përcjell Telegrafi.
Sipas palës lituaneze, një nga të arrestuarit është kryetari i qarkut Klaipeda, Bronius Markauskas, i cili njihet për dashurinë e tij për peshkimin.
Rojet kufitare lituaneze konfirmuan gjithashtu raporte për incidentin e shkeljes së kufirit që përfshin një varkë lituaneze me tre persona në bord.
“Duhet të ketë ndodhur pa dashje”, i ka thënë LRT, zëdhënësi i Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Lituanisë, Giedrius Miscutis.
Sipas tij, incidente të tilla ndodhin disa herë në vit.
“Si rregull, shkelësit përfundojnë me përgjegjësi administrative”, shtoi ai. /Telegrafi/