Site icon Telegrafi

Kaloi jetën pa parë ngjyra, reagimi mbresëlënës i gjyshit kur vëren nuancat për herë të parë (Video)

Është hedhur në internet një video e shkurtër, që tregon momentin mbresëlënës kur një burrë i paemëruar i sheh ngjyrat për herë të parë.

Pasi vë syzet që i mundësojnë shikimin normal, ai nis të qajë dhe i heq ato sepse i shkojnë lotët, transmeton Telegrafi.

“Qenkan për ata që janë të verbër nga ngjyrat, unë jam një i tillë”, ka thënë ai me mahi, derisa hapte kutinë.

Të pranishmit janë shprehur shumë të emocionuar, derisa i moshuari reagonte ndaj kënaqësisë, shkaku i çrregullimit në shikim që nga lindja. /Telegrafi/

Exit mobile version