Një burrë amerikan, i cili kaloi gati 28 vjet pas hekurave për një vrasje që ai gjithmonë e ka mohuar ta ketë kryer, i është “rrëzuar” dënimi në Missouri.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lamar Johnson, 50 vjeç, doli nga salla e gjyqit të St Louis si një burrë i lirë pas një vendimi të gjykatës të martën.
Gjykatësi tha se ai veproi pasi dy dëshmitarë kishin ofruar “prova të qarta dhe bindëse” se Johnson ishte i pafajshëm.
Ai ishte dënuar për vrasjen e Marcus Boyd në vitin 1994.
Johnson ishte dukshëm i prekur kur u shpall vendimi, ndërsa mbështetësit e tij filluan të brohoritnin dhe duartrokisnin.
“Kjo ishte dërrmuese”, citohet të ketë thënë Johnson, pasi doli nga salla e gjyqit.
Vitin e kaluar, avokatja Kim Gardner kishte paraqitur një mocion duke kërkuar lirimin e Johnson pas kryerjes së një hetimi së bashku me organizatën ligjore jofitimprurëse të Projektit Innocence.
Marcus Boyd u qëllua për vdekje nga dy persona të maskuar në verandën e përparme të Johnson në tetor 1994.
Johnson ka thënë vazhdimisht se ai nuk ishte në shtëpi kur ndodhi sulmi.
E gjyqtari dha vendimin e tij pasi një dëshmitar kishte hequr dorë nga dëshmia e tij dhe një i burgosur kishte rrëfyer se ai qëlloi Boyd me një të dyshuar tjetër, Phil Campbell. /Telegrafi/