Telegrafi

Kaloi 43 vite në karrocë për shkak të diagnozës së gabuar

Portugezi Rufino Borego ka kaluar plotë 43 vite në karrocën e invalidëve për shkak të diagnozës së gabuar, dhe më në fund ka mësuar të ecë në të 50-at e tij, shkruan e përditshmja portugeze “Journal de Noticias”.

Borego ishte 13-vjeç kur në spitalin e Lisbonës i është diagnoza, ku thuhej se vuan nga sëmundja e pashërueshme e njohuri si distrofisa muskulore, transmeton Telegrafi.

Ai e kishte përdorur për më shumë se 40 vite karrocën e invalidëve për të lëvizur. Por një neurokirurg tjetër, në vitin 2010 e kuptoi se Borego vuan nga një sëmundje tjetër që dobëson muskujt.

Lexo po ashtu Ndodh edhe kjo: Marokenia kapet në aeroport duke bartur me vete zorrët e burrit të saj të vdekur

Por kjo sëmundje e rrallë mund të shërohet me përdorimin e barnave për astmë, dhe pas një viti trajtimi Borego ka arritur që sërish të ngritët në këmbët e veta.

Borego tani i ka 61vjet dhe bën një jetë normale dhe vetëm dy herë në vit i nënshtrohet psikoterapisë. /Telegrafi/