Site icon Telegrafi

Kaloi 23 vite në burg pa kryer kurrfarë krimi, nga mosha 17-vjeçe qëndroi prapa grilave – kurse tani është liruar (Video)

Një burrë i cili ka kaluar plot 23 vite në burg për shkak të një gjykimi jo të drejtë për vrasje të dyfishtë, është liruar të premten në Kanzas të Shteteve të Bashkuara.

Lamonte McIntyre, u arrestua kur ishte vetëm 17-vjeç, kurse si 18-vjeçar u dënua me dy dënime të përjetshme për vrasjen e dy burrave në Kanzas City, transmeton Telegrafi.

Këta dy burra ishin qëlluar për vdekje derisa po qëndronin ulur në veturën e tyre të tipit Cadillac.

Por, edhe pse nuk kishte dëshmi të mjaftueshme që e lidhnin atë me krimet, dhe edhe përkundër faktit që kishte alibi nga familja e tij se kishte qenë në shtëpi gjatë kohës kur janë kryer vrasjet.

Dëshmitarët nën betim kanë pranuar se kishin dhënë dëshmi të rrejshme, pasi ishin nën presion të vazhdueshëm nga policia që insistonte që Lamonten ta identifikojnë si vrasës. /Telegrafi/

Exit mobile version