Një rast i pazakontë ka ndodhur në Zelandën e Re, shkruajnë mediat e huaja.
David Bain, 44 vjeç do të marrë një dëmshpërblim prej mbi gjysmë milionë dollarë amerikanë pasi ka kaluar 12 vite në burg duke qenë i pafajshëm.
Bain ishte shpallur fajtor për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes së tij.
Vetëm tani është vërtetuar se ai nuk ishte vrasësi.