Ish-kryetari i komunës së Koçanit do të mbetet në paraburgim për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ”keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave”.
R.D (61), si krykomunar i Koçanit, nga dhjetori, 2013 e deri në prill, 2014, pa ndonjë vendim të Këshillit komunal ka nënshruar Marrëveshje për transport publik për periudhë testimi me kompaninë ”AutoAtom”.
Për çdo biletë, komuna ka dhënë subvencion gjysmën e shumës. Në këtë mënyrë kompania në fjalë ka përfituar paligjshëm dhe buxheti komunal është dëmtuar për mbi tre milionë denarë (afër 50 mijë euro)./Telegrafi/