Organizata humanitare “Kalliri i Mirësisë” sot ka dekoruar kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, për bashkëpunimin shumëvjeçar në realizimin e projekteve humanitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Iniciativat organizative humanitare si nevojë shoqërore për t’ju ardhur në ndihmë atyre që më shumti kanë nevojë çdoherë kanë pasur derën e hapur në Komunën e Çairit dhe përkrahjen maksimale realizuese nga ana e kreut të Komunës – Izet Mexhiti’.
Organizata bën thirrje që edhe në të ardhmen të kontribuohet edhe më shumë në shërimin e plagëve shoqërore përmes realizimit të aksioneve bamirëse. Dhurata më e madhe për një njeri është të shoh lumturinë dhe buzëqeshjen në sytë e atyre që më së shumti kanë nevojë’, thuhet në kumtesë nga Komuna e Çairit. /Telegrafi/