Telegrafi

Kallëzohet penalisht një student në Universitetin Goce Dellçev, për 50 mijë euro blerje të paligjshme

Arka e parlamentit studentor në Universietin Goce Dellçev është dëmtuar për 50 mijë euro nga 29 vjeçari G.S, pohojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme të qytetit të Shtipit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kallëzim penal është dorëzuar për këtë rast për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, ndaj G.S, kryetar i Parlamentit studentor në Universitetin Goce Dellçev.

I kallëzuari, në periudhën janar-dhjetor, 2016 ka bërë blerje të ndryshme nga firma dhe persona fizik, pa e njoftuar organin përgjegjës të shoqatës në fjalë, kështu e ka dëmtuar për 50 mijë euro./Telegrafi/