Site icon Telegrafi

Kallëzohet penalisht një shtetas i Shqipërisë, u kap me municion në Maqedoni

Zyra e Jashtme për çështje Kriminale ka kallëzuar penalisht shtetasin shqiptar, T.R (27) nga Sheqerasi, Shqipëri për shkak të dyshimit për kryerjen e një krimi për prodhimin, posedimin dhe trafikimin e paligjshëm të armëve ose materialeve shpërthyese.

I kallëzuari ka qëndurar në Resnjë, ku edhe është bërë kontroll nga ana e policisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shtëpinë e D.N., në dhomën ku ishte duke qëndruar i denoncuari u gjetën 38 plumba me kalibër 9 mm dhe 30 plumba me një kalibr të 7.62 x 25 mm./Telegrafi/

Exit mobile version