Sektori për punë të brendshme në Shkup, deri tek Prokuroria Publike Shkup, ka ngritur padi penale kundër personi me iniciale V.P. (38) për shkak dyshimit se ka kryer vepër penale “vjedhje të rënë”, e ndaluar me nenin 236 dhe “shantazh” e ndaluar me nenin 258 të ligjit penal në Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më 5 janar të këtij viti rreth orës 16:15 në sheshin “Aradhat partizane” në Shkup ka lajmëruar se është vjedhur vetura e tipit “Volswagen Passat” me regjistrim të Shkupit, pronë e personit me iniciale Z.C (50). Pastaj, për të njëjtën veturë, është kërcënuar se do ta shkatërroj nëse nuk i dorëzohen 2000 euro, pastaj e ka detyruar pronarin e veturës që të paguaj parat për t’a marr veturën e vjedhur.
Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve nga ana e zyrtarëve të policisë me 15 shkurt në stacionin policor në Shkup, me pranin e prokurorit publik, është identifikuar personi i vjedhjes së veturës. /Telegrafi/