Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj personit A.J (37), nga Shkupi.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë në mënyrë të dhunshme, në periudhën mujore mars-maj, 2018.
Me këtë rast, A.J, në mënyrë të paligjshme ka përfituar 65 mijë denarë (mbi 1000 euro).
Vjedhjen e ka kryer në rrugë, duke u afruar pranë një gruaje, që më pastaj me dhunë t’ia merr një qafore. Të njëjtën vepër e ka kryer dy herë./Telegrafi/