Ish-kryetari i komunës Çeshinovë-Obleshevë është kallëzuar penalisht, i dyshuar për veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe kompetencave” dhe për “pamaturi në punë”.
Gjatë mandatit të tij katërvjeçar, K.L (40), si kryetar i komunës së lartpërmendur, në katër raste e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare dhe kompetencat.
Në rastin e parë, në periudhën 2013-2017, K.L ka shfrytëzuar veturat zyrtare për udhëtime private. Në rastin e dytë, në periudhën 2014-2015, u ka mundësuar të punësuarve në komunë dhe personave tjerë që të furnizohen me derivate të naftës për veturat e tyre, por në llogari të komunës, duke shkaktuar një dëm prej 50.450 denarëve (820 euro).
Në rastin e tretë, në vitin 2015, ish-kryetari i ka urdhëruar të punësuarit në komunë që të marrin derivate nafte në tuba, që më pastaj t’ia dërgojnë në shtëpi, për ta shfrytëzuar, duke keqpërdorur rreth 75 euro. Në rastin e katërt, ka dhënë donacion prej 113 litrave, me një vlerë prej 90 euro, pa marrëveshje paraprake.
Për 226.150 kilometër rrugë me veturat zyrtare, janë harxhuar 916.215 denarë (14900 euro) nga buxheti komunal. /Telegrafi/