SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal për kryetarin e Komunës së Berovës, Dragi Naxhinski, (59) për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, gjegjësisht për shkak të asaj që pa vendim dhe pa urdhër për udhëtim ka shfrytëzuar makinën e komunës për nevoja personale.
Në njoftimin e MPB-së thuhet se i padituri si person zyrtar, kryetar i Komunës së Berovës, në periudhën prej muajit korrik të 2015 deri në korrik të 2017, në disa raste ka shfrytëzuar pushtetin zyrtar dhe ka përdorur makinën e komunës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas MPB-së, Naxhinski në 32 raste për nevojat e tyre personale dhe për nevojat e personave tjerë fizik, të cilët kanë përdorur makinën zyrtare, kanë shkaktuar dëm të pavërtetuar deri tani në buxhetin e Komunës së Berovës./Telegrafi/