Site icon Telegrafi

Kallëzohet penalisht ish-kryetari i Prilepit dhe tre të tjerë për favorizim të një kompanie

Disa persona, përfshi ish-kryetarin e komunës së Prilepit, janë kallëzuar penalisht për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe kompetencave.

Kallëzimi ka të bëjë me dhënien përparësi të një kompanie, për kryerjen e më shumë punëve publike në këtë komunë.

Me këtë rast, ish-kryetari Marjan Ristesi i ka mundësuar kompanisë “Pella Trans” që të përfitojë 77.031.890 denarë, ose mbi një milionë euro nga buxheti komunal i Prilepit.

Risteski ka krijuar kushte që kjo kompani të jetë fituese e tenderëve publik. Policia ka kallëzuar penalisht edhe pronarin e kësaj kompanie, M.S (59), për keqpërdorim të procedurës për prokurim publik. I njëjti ka dorëzuar të dhëna të rrejshme, përfshi edhe vërtetim për pagesë të taksave dhe kontributeve tjera.

Në këtë çështje janë të përfshirë edhe anëtarë të Komisionit komunal, I.K (63), L.M (58), I.Ç (67), të cilët asnjëherë nuk kanë kërkuar vërtetimet origjinale./Telegrafi/

Exit mobile version