Prokuroria themelore publike (PTHP) ka ngrtur kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski, për keqpërdorim të detyrëz zyrtare dhe kompetencave, si edhe për moszbatim të vendimit gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimit të komunës Qendër, padia është përgatitur më 2 nëntor, ditën kur u rrënua ndërtimi i egër i kryetarit të Gykatës penale, Vlladimir Pançevski, ndërkaq bëhet fjalë për një rast të vitit 2011, kur kryetari i atëhershëm i kësaj komune, Vlladimir Todoroviq, e ka refuzuar si të pabazë, që ka sjellë në ndalimin e procedurës së mëtutjeshme.
Më tej, komuna Qendër thotë se bëhet fjalë për një proces të motivuar politikisht, kurse kallëzuesi është kushëriri i një komune tjetër të Bashkisë së Shkupit, që është nga radhët e OBRM-PDUKM-së. Sipas tyre, qëllimi është që lënda të bie në duar të Vlladimir Pançevskit./Telegrafi/