Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) në Shkup ka kallëzuar penalisht personat J.L (22), F.I (27) dhe B.I (23), që të gjithë nga Shkupi, të cilët dyshohet se kanë kryer gjithsej 18 vepra penale të vjedhjes së rëndë.
Sipas të dhënave të dokumentuara, në periudhën nëntor, 2017-janar, 2018, nëpër dyqane në Shkup kanë vjedhur veshje, duke ua hequr alamrin.
Në këtë mënyrë, që të tre kanë përfituar paligjshëm rreth 50 mijë denarë (815)./Telegrafi/