Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Strumicë ka kallëzuar penalisht personat GJ.D (22) dhe D.T (26), për veprën penale të vjedhjes së rëndë dhe tentimvjedhjes së rëndë.
Të kallëzuarit kanë kryer gjithsej 27 vepra në periudhën dhjetor, 2017-shkurt,2018, nëpër shtëpi dhe hapësira afariste. Ata kanë kryer edhe marrje të një automjeti.
Ndërsa, B.A (29) gjithashtu është kallëzuar penalisht për veprën e mbulimit të krimit, pasi që ka ble gjërat e vjedhura të personave të lartëpërmendur, duke e ditur se janë të vjedhura.
Me urdhër gjykate, janë kryer kontrolle në shtëpitë e personave, ku janë gjetur materiale të ndryshme të vjedhura./Telegrafi/