Telegrafi

Kallëzohen penalisht tre persona nga Manastiri, kryenin vjedhje të rënda në rajonin e Ohrit

Foto: Ilustrim

Policia e Ohrit ka ngritur kallëzime penale kundër tre personave nga Manastiri, për të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të “vjedhjes së rëndë” dhe “vjedhjes së rëndë në tentativë”.

Tre personat dyshohet se veprat i kanë kryer në periudhën nga 7 korriku e deri më 24 tetor, në rajonin e Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata kanë plaçkitur depo, dyqan, bastore sportive dhe një bar kafe, duke përdorur mjete dhe dhunë fizike për të hapur dyert.

Nga aktiviteti i tyre, tre personat kanë plaçkitur para, cigare të ndryshme dhe prodhime tjera, duke përfituar kështu 805 mijë denarë (13 mijë euro), në mënyrë të jashtligjshme./Telegrafi/

*Foto Ilustrim