Telegrafi

Kallëzohen penalisht katër persona për rrahjen e një nxënëse në një shkollë fillore në komunën e Negotinës

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka kallëzuar penalisht tre nxënëse të shkollës fillore “Goce Dellçev”, në Negotinë, për rrahje brutale të një nxënëseje të kësaj shkolle.

Ky rast ishte inçizuar me telefon dhe është publikuar në rrjetet sociale, diçka që shkaktoi reagime të shumta, përfshi edhe atë të Avokatit të Popullit.

Në lidhje me rastin e njëjtë, kallëzim penal është ngritur edhe ndaj R.A (31), për punë të pamatur në shërbim. Në ditën kritike, i kallëzuari, në cilësinë e sigurimit “SOS”, nuk e ka kryer detyrën e tij për të cilën është obliguar. /Telegrafi/

*Foto Ilustrim