Site icon Telegrafi

Kallëzohen penalisht dy persona për armëmbajtje pa leje

Sektori i punëve të brendshme në Shkup ka ngritur kallëzime penale kundër dy banorëve të fshatit Kuçevisht, në shtëpinë e të cilëve, gjatë kontrollit u gjetën armë dhe municione, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, bëhet fjalë për N. N (32) dhe R. N (66), ndaj të cilëve janë ngritur kallëzimet penale për mbajtje pa leje të armëve, përpunim, ndërmjetësim dhe tregti me armë ose materiale shpërthyese. Të dyve u është shqiptuar paraburgimi 30 ditorë.

Ndërkaq, gjatë kontrollit, policia gjeti në shtëpinë e të paditurve, dy pushkë, një pistoletë, një predhë granatahedhësi, tre bomba dore, dy shkrepëse bombash dore, një bombë tymi dhe rreth 1000 fishekë të kalibrit të ndryshëm./Telegrafi/

Exit mobile version