Site icon Telegrafi

Kallëzime penale për tre të mitur nga Tetova, therrën me thikë një tjetër të mitur

Tre të mitur nga Tetova janë kallëzuar penalisht pasi që dyshohet se kanë kryer veprën penale të vrasjes në tentative.

SPB e Tetovës bën të ditur se në nëtorin e vitit të kaluar, tre të miturit e kanë sulmuar fizikisht një moshtatar të tyre. Njëri nga sulmuesit ka nxjerrë thikë dhe i ka shkaktuar plagë viktimës së dhunës.

Më pastaj, sulmuesi me thikë, bashkë me nënën e tij janë paraqitur në polici, ku edhe e kanë dorëzuar thikën e përdorur. Sulmuesit janë të moshës 16 dhe 15 vjeçare, kurse i dhunuari është i moshës 17 vjeçare./Telegrafi/

*Foto Ilustrim

Exit mobile version