Sektori për Punë të Brendshme në Shkup bën të ditur se ka ngritur kallëzime penale për katër persona të cilët dyshohen për veprën penale ”grabitje”.
L.A (21), F.S (20) dhe XH.Q (17) akuzohen për tre vepra penale, kurse B.E (19) akuzohet për një vepër penale.
Të akutuarit i kanë shfrytëzuar netët e fundit të vitit të ri, pra nga 27 e deri me 30 dhjetor, 2017, që të kryejne aktet e tyre në rajonin Karposh dhe Qendër, për të përfituar paligjshëm mbi 1000 euro.
Katër të lartëpërmendurit janë identifikuar nga të dëmtuarit, si edhe i kanë pranuar veprat penale./Telegrafi/