Site icon Telegrafi

Kallëzime penale për ish-drejtuesit e spitalit të Ohrit

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër A.M (56), ish drejtor i Qendrës për shëndet publik në Ohër, si edhe ndaj M.M, kryetar i Këshillit drejtues të të njëjtit institucion.

I akuzuari i parë dyshohet se në periudhën 2012-2017 e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kompetencat, duke e dëmtuar këtë shtëpi shëndeti me 261.773 denarë (mbi katër mijë euro). Në 96 fletëkazeta rrugore për udhëtime zyrtare nuk ka shënuar të dhëna të duhura për veturën e shfrytëzuar për udhëtime zyrtare, për blerje të lëndës djegëse.

Ai ka kryer dhe disa falsifikime tjera, për të treguar rrejshëm se ka qenë në udhëtime zyrtare.

I akuzuari i dytë, me punën e tij ia ka mundësuar të akuzuarit të parë që të përfitojë paligjshëm shërbime financiare./Telegrafi/

Exit mobile version