Sektori i Punëve të Brendshme-Shkup, ka ngritur padi penale kundër A.Ç. (57), mjek dhe drejtor i Departamentit të Neurokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të “ryshfetit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I raportuari më 26.05.2017, nga babai i pacientes 13-vjeçare, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar 1 mijë euro për të lëshuar një çertifikatë ku do të konfirmohet se Klinika për neurokirurgji nuk ka kryer ndërhyrje kirurgjikale çfarë duhej t’i kryhet pacientit. Më 30.05.2017 drejtori i klinikës mori paratë me arsyetimin se të njëjtat para janë para shpërblimi për të për dhënien e çertifikatës.
Në kryerjen e veprës penale, është paraprirë trajtim dhe kirurgji mbi 13 – vjeçarem pacientit nga i dyshuari. Megjithatë, babai i saj ka siguruar fondet për trajtim të mëtejshëm dhe kirurgjinë e vajzës së tij në një klinikë të specializuar në Gjermani, për të cilën ai ka pasur nevojë vërtetim nga Departamenti i Neurokirurgjisë.
I dyshuari A.Ç. është arrestuar. Gjatë kontrollit në zyrën e tij të punës, është gjetur dhe konfiskuar një total prej 24,890 euro, 4,477 dollarë, 2,250 franga zvicerane, 65 dollarë australiane, 170 HRK, 60 leva dhe 4.700 denarë. Ndërsa në një kontrollë në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një total prej 9.750 euro 10.000 denarë dhe dokumentacione mjekësore, për të cilat i dyshuari nuk kishte prova të origjinës. /Telegrafi/