Site icon Telegrafi

Kallëzim penal për tre të mitur që rrahën një fëmijë në Shkup

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër dy të miturve nga Shkupi dhe një të miturit nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”.

“Më 11 shkurt 2024, në një qendër tregtare në Shkup, për shkak të një mosmarrëveshje të mëparshme, i akuzuari ka sulmuar fizikisht një të mitur tjetër dhe i ka shkaktuar lëndime”, njofton MPB.

 

Exit mobile version