Prokuroria Themelore Publike Shkup në Gjykatën Penale dorëzoi kallëzim penal kundër gjasthë personave të cilët protestuan për rastin “Monistra” të cilëve u ishte caktuara masa e paraburgimit.
“Të gjithë akuzohen për veprën penale ‘pjesëmarrje në turmë që do të krijë vepër penale'”, thuhet në njoftimin e PTHP-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Për të njëjtën vepër, thonë nga Prokuroria, është parashtruar kallëzimi penal edhe për një person për të cilin Prokuroria propozon që t’i caktohet masa e paraburgimit për shkak të rrezikut nga arratia.
“PTHP akuzon shtatë të akuzuarit për shkak se më 26 shkurt, si pjesëmarrës në protestë në Shkup për lëndën “Monstra’, kanë qenë pjesë e turmës që me veprime të përbashkëta kanë kryer dhunë ndaj policëve dhe personave të tjerë”, thonë nga PTHP duke sqaruar se të akuzuarit bashkërisht me persona të panjohur për prokurorinë kanë hedhur gurë, metale dhe sende tjera për ta prishur kordonin policor./Telegrafi/