Site icon Telegrafi

Kallëzim penal për një të burgosur i cili ka shitur lëndë narkotike në burgun e Shtipit

Policia e Shtipit ka ngritur kallëzim penal kundër 30-vjeçarit nga Koçani për shkak se ka shitur lëndë narkotike.

Siç informojnë nga MPB, i paraqituri si i burgosur në burgun e Shtipit gjatë muajit janar të vitit të kaluar nga një person i panjohur ka blerë marijuanë, e cila ishte paketuar në disa qese.

Kështu marijuanën e paketuar ka pasur për qëllim që ta shesë në burg, ndërsa e kishte fshehur në qelin e tij.

Droga është zbuluar gjatë kontrollit në burg nga rojet e burgut më 11 janar 2019-të.

Personi nga Koçani akuzohet për kryerjen e veprës penale prodhim dhe tregtim të paligjshëm të lëndëve narkotike./Telegrafi/

Exit mobile version