Site icon Telegrafi

Kallëzim penal për ndërtim pa leje ndaj drejtorit dhe ndërmarrjes “Ujësjellësi” në Manastir

MPB bën të ditur se ka parashtruar kallëzim penal ndaj ndërmarrjes “Ujësjellësi” në Manastir dhe drejtorit të kësaj ndërmarrje, 39-vjeçarit P.M.

Të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “ndërtim pa leje”

“Sektori i Punëve të Brendshme Manastir ka paraqitur kallëzim penal kundër Ndërmarrjes Komunale “Ujësjellësi” – Manastir dhe kundër P.M.(39) nga Manastiri, U.D. drejtor i ndërmarrjes, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “ndërtim pa leje”, që dënohet me nenin 244 nga Kodit Penal”.

“I raportuari i dytë, gjatë muajve prill dhe maj 2022, pa përgatitur dokumentacionin dhe projektin përkatës dhe pa leje ndërtimi, ka lejuar ndërtimin e një instalimi nëntokësor në një vend ku nuk kishte instalim të tillë më parë”, thonë nga MPB.

Exit mobile version