Site icon Telegrafi

Kallëzim penal për kumanovarin për vjedhje të arit

Foto: Ilustrim

Sektori për delikte pronësore dhe delikuencë të të miturve Qendër dhe Bit Pazar në kuadër të SPB Shkup, deri te Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër personit I.S. (31) nga Kumanova për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “plaçkitje”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga MPB, më 18 dhjetor të vitit 2015 I.S. i cili është person i dënuar dhe ka vuajtur dënimin me burg në IP Burgun e Kumanovës – reparti i hapur në Kriva Pallankë, derisa ka qenë në arrati nga burgu, ka kryer vepër penale plaçkitje. Ka marrë 16 zinxhirë ari dhe ka krijuar dobi pronësore prej rreth 375.190 denarë.

Veprën penale e ka kryer në mënyrë që pasi ka ardhur në argjendarinë “Rubin” në QTnë Shkup, u është kanosur të punësuarve me pistoletë dhe e ka thyer xhamin e vitrinës, ku dhe ka qenë i ekspozuar ari. I ka marrë zinxhirët dhe më pas e ka braktisur vendin e ngjarjes. Pas masave të ndërmarra është përcaktuar se bëhet fjalë për I.S.

I.S. është autor i njohur i veprave penale nga sfera e delikteve pronësore, veprave penale kundër jetës dhe trupit dhe veprave penale për shëndetin e njerëzve si dhe vepra penale kundër rendit publik./Telegrafi/

Exit mobile version