Telegrafi

Kallëzim penal për ish-kryetarin e Vasilevës dhe disa të tjerë, pagoi mbi 500 mijë euro me vlerësime fiktive të përmbytjeve

Ish-kryetari i komunës së Vaslievës, nga xhirollogaria e solidaritetit të buxhetit komunal ka paguar mbi 500 mijë euro dëme për vërshimet që e përfshinë këtë komunë në vitin 2013, edhe pse nuk ka patur dëshmi për parapagim të qytetarëve tek të cilët kanë shkuar paratë.

Përveç kësaj, dëmet e paguara nuk kanë qenë të baraspeshuara dhe nuk janë shpërndarë në të njëjtën mënyrë.

Pesë persona, anëtarë të komisionit për vlerësim të dëmeve nga fatkeqësi elementare nuk kanë përgatitur procesverbal për kontrollin e kryer në vendin e ngjarjes, duke bërë kështu vlerësim fiktiv të dëmeve.

Elaborati me të dhëna të rrejshme është dërguar në Qeveri, nga ku janë siguruar mjete, në periudhën 2014-2017.

Kështu, kallëzime penale janë ngritur ndaj V.S (51) (ish-kryetar komune), pastaj S.N (46), M.T (54), M.GJ (28), M.J (58) dhe B.S (59), për veprën e keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe kompetencave. /Telegrafi/