Telegrafi

MPB: Kallëzim penal për një grua, ka krijuar lajme të rreme

Një gruas nga Poroji i Tetovës i është parashtruar kallëzim penale për shkak se siç thonë nga MPB,  ka shpërndarë lajme të rreme për Covid-19.

Policia e Tetovës parashtroi kallëzim penal, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më 23.03.2020 nga Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë Byrosë për Siguri Publike, është regjistruar një publikim në rrjetin social ‘Facebook’, me përmbajtje të pavërtetë në lidhje me situatën me epideminë në Maqedoni./Telegrafi/