Në lidhje me një ngjarje të regjistruar në video incizime të publikuara në rrjetet sociale në Kumanovë, Prokuroria Themelore Publike Kumanovë është duke proceduar me kallëzim penal kundër gjithsej 17 personave.
Ndaj 10 të raportuarve, prokurori publik kompetent tashmë ka filluar procedurën për vepër penale – Dhuna nga neni 386 paragrafi 2 i Kodit Penal. Gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Kumanovë i është dorëzuar propozim për caktimin e masave paraprake – ndalim të largimit nga vendbanimi, konfiskim të përkohshëm të udhëtimit apo dokumenteve tjera për kalimin e kufirit shtetëror dhe detyrim për paraqitje në gjykata herë pas here.
Për pjesën tjetër të aplikantëve, përfshirë edhe të miturit, vendimi për ecurinë e mëtejshme të procedurës do të merret të hënën.