SPB Ohër në Prokurorinë Publike ngriti kallëzim penal kundër S.L (53) dhe S.I (31) nga Struga.
Siç njofton policia, kallëzimi penale është ngritur për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale ‘prodhim ilegal dhe lëshim në treg të drogave’, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë kontrollit të automjetit ‘Ford Focus’ me tabela të Strugës, drejtuar nga S.L më 18 e këtij muaji janë gjetur 26 paketime ku ka pasur 47 kilogramë marihuanë dhe 47.68 gram kokainë.
Siç njofton SPB Ohër, dy personave u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./Telegrafi/