Site icon Telegrafi

Kallëzim penal për 23 vjeçarin i cili përdori kartelën e huaj bankare

Njësia për Krim Ekonomik dhe Kopjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër A.T (23) nga Shkupi për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “përdorim të rremë të kartelës pagesore”.

Sipas policisë, gjatë muajit mars të këtij viti, ai kundërligjshëm ka marrë të dhëna bankare nga kartelë e vërtetë dhe të dhëna personale dhe më pas i ka përdorur në 16 transakcione për blerjen e shërbimeve të ndryshme.

“Në këtë mënyrë ai ka përdorur para të huaja në vlerë prej 31.659 denarë”, thonë nga policia./Telegrafi/

Exit mobile version