Telegrafi

Kallëzim penal ndaj një polici nga Shkupi, e ka lënë qenin e policisë në një makinë të parkuar për një orë e gjysmë

Një polic nga Shkupi ka lënë qenin e policisë në një veturë të parkuar, ku kafsha është ka mbetur pa ajër dhe ka ngordhur. Ndaj tij do të bëhet kallëzim penal, si dhe propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe materiale.

Nga MPB thonë se bëhet fjalë për policin D.M i cili ka punuar si kujdestar i qenve zyrtar, ndërsa kallëzimi penal është për veprën penale të vrasjes dhe torturimit të kafshëve.

“Më 12 qershor, në qendër të Shkupit, pas kryerjes së detyrave të punës, në kutinë e transportit në “dacia” zyrtare e ka vendosur qenin policor të racës së bariut belg. Më pas e ka parkuar automjetin me motor dhe kondicionerin e fikur dhe e ka lënë mjetin për një orë e gjysmë”.

“Kur është kthyer ka vërejtur se qeni ishte në gjendje të keqe shëndetësore, më pas është drejtuar në stacionin veterinar, ku është konstatuar se qeni tashmë po ngordhte. Pas autopsisë së kryer nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, u konstatua se shkak i ngordhjes së qenit ishte mbytja e shkaktuar nga goditja e nxehtësisë”.