Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Prokurorinë Themelore Publike ka dorëzuar kallëzim penal kundër D.M, punonjës policie në Departamentin e Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor – Probishtip në SPB Shtip.
Më 19 shkurt 2024, gjatë kontrollit të komunikacionit në stacionin e pagesës Kadrifakovë, i pandehuri ka kërkuar dhe ka pranuar ryshfet nga një shtetas i Kosovës për të mos i lëshuar urdhërpagesë për kundërvajtje të konfirmuar në komunikacion nga Ligji për siguri në komunikacionin rrugor.
“Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale ka paraqitur propozim kundër parashtruesit për inicimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës dhe ka shqiptuar masën e detyrueshme largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore”, thuhet në njoftim.