Site icon Telegrafi

Kallëzim penal ndaj një personi nga Struga, ka shpërndarë pornografi fëmijësh

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër I.J (28) nga Veleshta e Strugës, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e pornografisë me fëmijë”.

Sipas informacioneve, ai duke përdorur aplikacione komunikimi iu bashkua grupeve në disa rrjete sociale, në të cilat përhapte përmbajtje me pornografi për fëmijë.

Më pas, ai i shpërndau në profile të tjera grupore dhe personale me të cilat shkëmbyen lidhje nga grupe me përmbajtje të tillë dhe të ngjashme.

Exit mobile version