Departamenti për Punë të Brendshme-Dibër ka paraqitur kallëzim penal ndaj një banori të qytetit për sulm ndaj punonjësve të policisë.
“Ndaj M.R.(51) nga Dibra është parashtruar kallëzim penal për shkak të dyshimit për vepër të kryer “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i Departamentit të Punëve të Brendshme në Ohër.
Ai shtoi se R.M. të dielën (22 shtator) në ambientet e DPB-së, Dibër ka qenë agresiv ndaj policëve dhe ka tentuar t’i sulmojë me thikë.
Ai menjëherë është ndaluar”, thonë nga MPB./Telegrafi/