Site icon Telegrafi

Kallëzim penal ndaj dy personave nga Gostivari, grabitën dy shtetas të Turqisë si policë të rrejshëm

Zyra e jashtme për punë penale – Gostivar, ka dorëzuar kallëzim penal kundër M.L.(30) dhe E.S.(35), të dy nga Gostivari, për shkak të dyshimit për veprën penale “paraqitje e rreme”, ndërsa i akuzuari i dytë edhe për veprën “bashkekzekutim”.

“Më datë 1.2.2024, të pandehurit janë takuar me dy shtetas të Republikës së Turqisë, të cilët janë prezantuar si punonjës policie, pas së cilës M.L. i ka kontrolluar dhe një personi i ka marrë para, një celular dhe një dokument udhëtimi”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version