Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”, SPB Ohër ka dorëzuar kallëzim penal kundër E.I.V (58) nga Republika e Bullgarisë dhe A.T (41) nga Ohri.
Siç njofton MPB, në periudhën nga 30 prilli deri më 13 maj 2024, E.I.V. dhe një person tjetër i kanë telefonuar qytetarët e moshuar të Ohrit dhe rrejshëm janë paraqitur si zyrtarë, pas çka u kanë thënë se familjarët e tyre kanë shkaktuar aksidente trafiku në të cilat ka pasur viktima.
“Duke i mashtruar, ata u kanë kërkuar viktimave para për t’i liruar nga dënimi me burg, pas së cilës A.T. ka shkuar në një takim me viktimat, ka marrë paratë dhe ia ka dorëzuar E.I.V në një shtet fqinj. Në këtë mënyrë kanë kryer tri vepra penale, me të cilat kanë përfituar dobi të përgjithshme kundërligjore pasurore prej 1.894.983 denarë”, thonë nga MPB.