Telegrafi

Kallëzim penal ndaj drejtorit të një shkolle të mesme në Koçan, ka organizuar udhëtim të nxënësve pa shpallje publike

Departamenti i Punëve të Brendshme, Koçan, në Prokurorinë Themelore Publike të Koçanit, ka dorëzuar kallëzim penal kundër S.Z.(35) nga Koçani për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

I padituri, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të një shkolle të mesme komunale në Koçan, në prill 2023, në kundërshtim me nenin 40 paragrafi 1 të Ligjit për Prokurimin Publik, për udhëtimin e një ekipi nga shkolla në Kampionatin Botëror të Robotikës në Maroku, pa zbatuar procedurë për prokurim publik, e angazhoi agjencinë turistike dhe për shërbimet i kishte paguar 296.960 denarë dhe me këtë mundësoi realizimin e përfitimit pasuror të kundërligjshëm në shumë prej 296.960 denarë.

“Gjithashtu, për pjesëmarrjen e ekipit të shkollës në garën botërore, pa vendim të miratuar më parë për ribalancimin e buxhetit nga ana e këshillit të shkollës, i padituri ka paguar 735.214 denarë nga llogaria e shkollës për këtë qëllim, gjegjësisht 107.714 denarë më shumë se sa është mbledhur përmes donacioneve”.

“Me këtë veprim i pandehuri ka vepruar në kundërshtim me nenin 89-a të Ligjit për arsimin e mesëm dhe nenin 114 të statutit të shkollës, duke e dëmtuar buxhetin e shkollës së mesme në shumë prej 107.714 denarë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/