Telegrafi

Kallëzim penal kundër tre shkupjanëve për vjedhje

Foto: Ilustrim

Kundër tre shkupjanëve është ngritur padi penale për “vjedhje, nxitje, mbulim dhe ndihmë” me çka kanë fituar pronë të paligjshme prej rreth 275 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kallëzim penal është ngritur kundër S.S (34), B.T (60) dhe O.B (32). Kundër S.S ekzistojnë baza të dyshimit se ka kryer katër vepra penale “vjedhje”, kundër B.T dyshime se ka kryer vepre penale “nxitje, ndihmë dhe mbulim” ndërsa kundër O.B ka dyshime se ka kryer një vepër penale “ndihmë dhe mbulim”.

Policia sot kumtoi se nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake S.S i ka shqiptuar masë të paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditës, ndërsa B.T është në arrati./Telegrafi/