Telegrafi

Kallëzim penal kundër një personi nga Shkupi, dyshohet për ngacimim seksual

“Me datë 06.10.2023, zyrtarë policorë nga SPB Shkup, kanë ndaluar I.P. (81) nga Shkupi për shkak të dyshimit se me datë 21.09.2023 rreth orës 12:45 në komunën e Shkupit Kisella Voda, ka prekur një të mitur në pjesët intime të trupit.

Nga ana SPB Shkup është paraqitur kallëzim penal pas procedurës së shpejtë për veprën penale “përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare”, e dënueshme nga neni 188 paragrafi 5 i KP.

I.P. është sjellë para gjyqtarit për procedurë paraprake dhe i është shqiptuar arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/