Site icon Telegrafi

Kallëzim penal kundër një personi nga Dibra, ka vjedhur rrymë elektrike ka fqinjët

Siç njoftojnë nga policia, policia e Dibrës parashtroi kallëzim penal kundër T.Sh nga fshati Ame të Dibrës.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje të energjisë elektrike, energjisë dhe gazit natyror”.

“Gjatë kontrollit, ekipet e EVN kanë konstatuar se personi në fjal ka vjedhur rrymë elektrike nga numëratori i shtëpisë, pronarët e të cilëve ndodhen jashtë vendit”, thonë nga policia.

Me këtë ai ka bërë dëm material në vlerë prej 34 mijë denarëve./Telegrafi/

Exit mobile version