Telegrafi

Kallëzim penal kundër një 40-vjeçari në Shkup, ka keqpërdor të dhëna personale të një gruaje

Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër V.P. (40), për shkak të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i të dhënave personale” nga neni 149 i Kodit Penal.

“Më datë 22.09.2023, pa pëlqimin e ish-bashkëshortes, ai ka keqpërdorur të dhënat e saj personale dhe ka shkruar komente fyese në profilin e motrës së saj në Facebook, si dhe foto të porosive me të dhëna personale të saj, të cilat i kanë bërë publike”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/