Site icon Telegrafi

Kallëzim penal kundër një 34-vjeçari nga Struga, dyshohet për falsifikim të diplomës

MPB njofton se është dorëzuar kallëzim penal kundër një 34-vjeçari nga Struga për shkak të dyshimit se ka falsifikuar diplomë.

“Zyra e jashtme për çështje penale Strugë ka dorëzuar kallëzim penal kundër D.M (34) nga Struga për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumenteve”.

Më datë 04.06.2024, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar diploma false dhe një kompjuter me dosje (file) për krijimin e diplomave të falsifikuara”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Exit mobile version