Site icon Telegrafi

Kallëzim penal kundër një 30-vjeçari në Shkup, ka përdorur kartelë pagesore të një personi tjetër

Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër T.K.(30) nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe përdorim i kartelës false për pagesë”

Parashtruesi gjatë viteve 2021 dhe 2022 ka siguruar të dhëna bankare nga kartela e pagesës në pronësi të një personi nga Shkupi, pas së cilës i ka kryer 13 transaksione të paautorizuara për blerje/pagesë të shërbimeve të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej 18.377 denarë.

Në atë mënyrë ka përfituar një përfitim pasuror të kundërligjshëm, me çka e ka dëmtuar pronarin e kartelës./Telegrafi/

Exit mobile version